Stoltenberg është shprehur se Ukraina nuk i plotëson ende të gjitha kushtet për të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO.

Stoltenberg thotë se ka dy dimensione për të:

“Një është niveli ose deri në çfarë mase ata po adresojnë për të modernizuar institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë, për të forcuar qeverisjen e tyre duke përfshirë luftën kundër korrupsionit.”

Këto janë adresuar në çdo zgjerim të NATO-s, thekson Stoltenberg, “Sepse ne kemi nevojë për një qeverisje të fortë dhe duam gjithashtu forca të armatosura që janë të ndërveprueshme me NATO-n”.

Ai thotë se dimensioni tjetër është fakti se një luftë po zhvillohet në Ukrainë, duke shtuar: “Aleatët pajtohen kur një luftë po zhvillohet, nuk është koha për ta bërë Ukrainën një anëtare të plotë të aleancës.”

Ai thotë gjithashtu se ishte hera e parë që hoqën kërkesën e Planit të Veprimit të Anëtarësimit për një vend në rrugën e tij drejt anëtarësimit, shkruan BBC.