Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, është shoqëruar me debate dhe tensione mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.
Sipas News 24, bëhet me dije se avokatët mbrojtës të Ahmetajt, pasi kanë deklaruar se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen.
Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka kërkuar që diskutimi të vijojnë sot. Opozita ka kërkuar më herët që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, ndryshe nga SPAK që kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbylluyra për ruajtjen e sekretit hetimor.
Lidhur me pyetjet e Gazment Bardhit ndaj SPAK, ku pyeste se ku ndodhej Ahmetaj në këtë moment, kreu i SPAK, Altin Dumani, është shprehur se nuk mund të përgjigjej për shkak të sekretit hetimor.