Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga dita e parë e Samitit të NATO-s, i mbajtur në Vilnius të Lituanisë.

Në fotogalerinë e shpërndarë nga kreu i qeverisë, Rama duket teksa përqafohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, takohet me presidentin e Turqisë Ergodan, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin francez Macron, e shumë krerë të tjerë të pranishëm në samit.

Këtë të mërkurë mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.