Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e të lënë nga Rrahman Rraja, kandidatit vijues në listën e Partisë Socialiste, Arkend Balla.
Deputeti socialist, Rrahman Rraja e la mandatin të shtunën e kaluar pas publikimit të një videoje ku djali dhe vëllai i tij rrihnin barbarisht dy qytetarë të cilët kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.
Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.