Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar në shkresë Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës.

Bardhi, në emër të grupit parlamentar, i ka kërkuar që të fusë në rendin e ditës kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Dje Këshilli i Mandateve i dha dritën jeshile arrestimit të ish ministrit Ahmetaj, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza: korrupsion, fshehje të psurisë dhe pastrim parash.