Ëmbëlsuesi artificial i quajtur aspartami është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë një “kancerogjen i mundshëm”, por mbetet i sigurt për t’u konsumuar vetëm në nivele tashmë të caktuara.
Vendimet janë rezultat i provave të kryera nga ekspertët e OBSH-së. Aspartami është një nga ëmbëlsuesit më të njohur në botë, i përdorur në produkte nga pijet e gazuara deri te çamçakëzët apo edhe shurupët e kollës si dhe kosët e frutave.
Në një konferencë shtypi përpara njoftimit, kreu i ushqimit të OBSH-së, Francesco Branca, u përpoq të ndihmonte konsumatorët të kuptonin deklaratat në dukje kontradiktore veçanërisht ata që kërkojnë ëmbëlsues artificialë për të shmangur sheqerin.
“Pra, si rezultat i këtij udhëzimi, rekomandimi që bëri OBSH është që njerëzit të moderonin konsumin e sheqernave dhe ëmbëltuesve. Pra, nëse konsumatorët përballen me vendimin nëse do të marrin pije të gazuara me ëmbëlsues mendoj se duhet të merret në konsideratë një opsion i tretë, i cili është të pini ujë në vend të kësaj dhe të kufizoni konsumin e produkteve të ëmbëlsuara plotësisht.”
Ndërkaq nga ana tjetër një grup shkencëtarësh të tjerë kanë deklaruar se provat se aspartami shkakton kancer ishin të dobëta. Pavarësisht se është kaq i përhapur, siguria e tij ka qenë një burim polemikash që kur u prezantua në vitet 1980.
Paneli i ekspertëve tha se kishte marrë vendimin e tij bazuar në tre studime të kryera tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë që tregojnë një lidhje midis karcinomës hepatoqelizore, një formë e kancerit të mëlçisë dhe konsumit të ëmbëlsirave.