Kuvendi i Shqipërisë ka lejuar me shumicë votash heqjen e imunitetit për deputetin socialist Arben Ahmetaj dhe lejimin e arrestimit të tij e kontrollin e shtëpisë, nga Prokuroria e Posaçme. Seanca e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe jashtë rendit të ditës.

Me 117 pro, 3 abstenim dhe 0 vota kundër kërkesa e SPAK ka marrë dritën jeshile për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Aktualisht, deputeti dhe ish-ministri i PS nuk ndodhet në Shqipëri dhe pretendon se është larguar jahstë vendit për arsye “serioze familjare”.

Ndërkohë, sot Arben Ahmetaj ka shkruar një mesazh të gjatë ku shpjegon se aguzat ndaj tij nuk qëndrojnë.