Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 117 vota pro që t’i hiqet imuniteti deputetit Arben Ahmetaj dhe në këtë mënyrë autorizoi SPAK-un që ta arrestojë dhe të kontrollojë banesën e tij.
Por gjatë votimit 3 deputetë abstenuan. Bëhet fjalë për 3 deputetë të partive opozitare si Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka.