Nesër në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të zhvillohet ceremonia e betimit te z. Taulant Balla, në detyrën e Ministrit të Brendshëm.
Balla merr detyrën e re, menjëherë pas heqjes së imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për përfshirjen e tij në afera korruptive në lidhje me inceratorët e Klodian Zoton dhe Mirel Mërtiri.