Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.
Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.
Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.