Kryeministri Edi Rama ka treguar një rast të rëndë në familjen e tij ku shumë vite më parë djali i tij Greg Rama u përball me një sëmundje.

Këtë rast, Rama ia tregoi mjekut Gentian Toshkëzi, i cili ishte i ftuari i episodit të 15-të të podkastit “Flasim” me kryeministrin.

I pyetur nga kryeministri Rama se nga ndryshon një pacient amerikan me një shqiptar, mjeku tha se atje “lajmi thuhet copë” dhe shqiptarët e përjetojnë keq.

Pas kësaj Rama solli në vëmendje rastin e djalit të tij.

Rama tha se djali i tij ishte 15 vjeç kur ia thanë ‘copë’ sëmundjen që kishte dhe për të ishte shumë shokuese.

“Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ -tregoi Rama.