Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua me urgjencë në spital të shtunën. Shkak dyshohet se është bërë dehidratimi, tha zyra e tij, pasi temperaturat e larta kanë kapluar vendin.

Testet fillestare të Netanyahut “dolën normale” dhe ai duket se është në “gjendje të mirë”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Ai u shtrua të shtunën në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, një periferi e Tel Avivit.

Deklarata, e dhënë për CNN, tha se Netanyahu u ankua për “marramendje të lehtë” përpara shtrimit të tij.

“Me rekomandim të mjekëve, kryeministri vijon t’i nënshtrohet analizave rutinë shtesë.”

Incidenti vjen teksa Izraeli është goditur nga një valë të nxehti.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i uroi Netanyahut “një shërim të plotë dhe shëndet të mirë” në një postim në Twitter.

Netanyahu, 73 vjeç, është lideri i Partisë Likud të qendrës së djathtë të Izraelit dhe ka qenë figura dominuese në politikën izraelite për gati tre dekada.