Një sherr i dhunshëm ka ndodhur midis kushërinjve në një lokal në Sukth.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A.L. 39 vjeç banues në Sukth, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Ai ka goditur gjatë një konflikti për motive të dobëta, me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Po ashtu, në sherr janë përfshirë edhe dy kushërinj të tyre, vëllezërit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç, për të cilët specialistët e Krimeve nisën procedimin penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.