Sali Berisha  ka dalë këtë të hënë në një konferencë për mediat, ku ka deklaruar se shpallja e tij non-grata nga Britania e Madhe, është bërë në bazë të fakteve dhe shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë.

Berisha tha ndër të tjera se opozitës po i bëhet sulm nga Edi Rama dhe Xhorxh Soros, për ta asgjësuar.

“Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi të cilin e komunikoi në parlament Edi Rama, unë deklarova se në letrën e Home Officce bazohet në shpifje dhe trillime që kanë në bazë, vendosa ta padisë në gjykatë për shpifje King Smish dhe titulluarin Home Office.

Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime, mirëpo sipas ligjeve britanike duhej se para se të shkoj në gjykatë të çoj padinë time për shpifje duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ.

Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata.

Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha dy vjeçare që nuk u paraqit asnjë dokument që të vërtetojë akuzat ndaj Berishës. Kjo nuk ndodhi sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika.

Këtë material po e publikoj sepse duhet të kuptojë çdo shqiptar se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme. E vërteta se opozitës po i bëhet sulm i hapur për ta asgjësuar atë.

Këtë sulm e organizon Edi Rama dhe mafia e Xhorxh Soros. Mos krijoni përshtypje se vetë SHBA apo MB fshihen pas këtij sulmi, përkundrazi ato janë në një farë mënyrë viktimë në këtë histori”, tha Berisha.

“Ndarja e Kosovës ka pasur si padrino Sorosin. Ishte BE që ndaloi këto projekte. Mafia Soros është më shumë se antishqiptare, pasi është anti njerëzore. E fshehur pas ekstremit të majtë kanë si qëllim shkatërrimin e familjes dhe të partive. Ishte Musk që tha se Soros urren njerëzimin. Është Sali Berisha që 7 vite më parë, në forumet që denoncoi këto fakte. Shumë media serioze janë njohur me specifikat. Do ndalem në disa pjesë kuçe që janë me interes. Po cilat janë dokumentet ku është bazuar shpallja ime non-grata. Ato dokumente të Home Ofice tregojnë 3 burime. Burimi i parë; fondacioni Shoqëria e Hapur Georg Soros. Kjo fjalë të zgjon të qeshura. Burimi i dytë; BalkanInsade, që është sponsor Soros. Përsëri të kap e qeshura. Burimi i tretë; akuzat e Ramës, Veliajt, Bashës, rivalëve të mi, të bëra publike si dhe informacionet e vëna në dispozicion nga Soros”, shtoi ai më tej.