Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për: Shoferin Besim MUCAJ 55 vjeç (27.03.1968), Ilir DACI 50 vjeç (28.07.1973), Ergin PEPOSHI 19 vjeç (23.09.2004). Ardit PEPOSHI 16 vjeç (06.12.2007). Gazmen BRAHAJ 47 vjeç (07.07.1976).
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.
Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.





