Një video po qarkullon në rjetet sociale e cila tregon momentin kur një tendë e ngritur në ish-bazën e NATO-s në Bagnoli të Napolit, u përkul nga erërat e forta dhe u shemb brenda pak sekondave.
Sipas mediave të huaja, vendi i ngjarjes ishte bosh në kohën e shembjes dhe nuk pati të lënduar. Megjithatë, dëmet e shkaktuara në objekt janë të konsiderueshme.
🔵#Bagnoli Incredibili le immagini del crollo del palco per il concerto, allestito nell’ex base Nato, per effetto delle violente raffiche di vento. Nelle immagini la struttura collassa in pochi secondi. Fortunatamente non ci sono stati feriti. pic.twitter.com/2E6ODJnQnJ
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) July 3, 2026
Pavarësisht incidentit, organizatorët e eventit po punojnë për të riparuar dëmet dhe sigurojnë që programi do të zhvillohet si zakonisht, duke filluar me Festivalin e Tingujve Alien të planifikuar për të shtunën, 4 korrik dhe të dielën, 5 korrik.





