Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet për dhunë.

Shtetasi S.H dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.