Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka hapur derën e bashkëpunimit Gazment Bardhit, për të cilin tha se me grupin tjetër të PD shpreson të gjejë mirëkuptim.

Nga ana tjetër ai në mënyrë kategorike përjashtoi bashkëpunimin me Bashën, për të cilin tha se është peng i Ramës.

Pyetja: A keni negociata me anën tjetër dhe cili është raporti juaj me Gazment Bardhin?
Berisha: 
Unë shpresoj që me grupin tjetër do gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë ndaj primareve
Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo në bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë si një njeri që Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.