Ditën e sotme rivotohet në Rrogozhinë për kreun e ri të bashkisë.
Zgjedhjet mbahen sërish në bashkinë e Rrogozhinës pasi u pranua nga Kolegji Zgjedhor kërkesa e opozitës pas gjetjes së parregullsive në proces.
Në garë janë Edison Memolla i PS përballë Shkëlqim Hoxhës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, punonjësit e policisë janë grumbulluar në Stacionin e Policisë Rrogozhinë dhe janë gatishmëri.
Njoftimi i policisë:
📍Rrogozhinë
Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, kanë dorëzuar në rregull qendrat e votimit.
Punonjësit e policisë janë grumbulluar në Stacionin e Policisë Rrogozhinë dhe janë gadishmëri.
Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt.