Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje kryeminstrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor.
Sipas Legës, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.
“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.
Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri.”, shkruan ai në Twitter.
Lega është i dyti që reagon nga BE pas komisionerit Oliver Varhelyi. Ky i fundit kërkoi nga parlamenti shqiptar që të marrë në konsideratë kërkesën për opinion të Metës në Komisionin e Venecias dhe të presë derisa ta japë atë.





