Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së PS që u zhvillua pasditen e kësaj të mërkure.
Në një intervistë për emisionin “Now”, ai theksoi se u morën në analizë zgjedhjet e 14 majit si dhe performanca e PS.
“Asambleja është një roganizim i brendshëm, ku u morën në analizë dy gjëra, leximi i votës së shqiptarëve në datën 14 maj dhe përgjegjësia me të cilën e kanë veshur PS përfaqësuesit e saj.
Lëvizjet që u bën sot nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet e 14 majit. U mor në analizë performanca e PS, e cila nuk ka qenë në ato nivele që pritej. Gjiknuri është shkarkuar dhe sekretariati i PS-së”- tha ai.