Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës, Xhevahir Lita.

Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana dhe Shkodra.

Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, si edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri.

Në pranga ka rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022 dhe Edmond Preka. Në kërkim janë shpallur Behar Bajri dhe Asmer Bilali.