Pasi Këshilli Kombëtar anuloi vendimin për procesin zgjedhor për kreun e PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të reflektojë dhe të mos e çojë Partinë Demokratike në një tjetër përplasje.

“Basha mund të bëjë ca ai ka dëshirë. Apeli im për Bashën është të reflektojë të mos çoje partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i PD.

Jo vetëm i tij, por kujtdo brenda PD. Nuk është momenti që brenda PD të ketë akte të tjera antistatutore që nuk prodhojnë asgjë, por një ngërç.

Në një proces antistaturor, edhe Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Të lihen truket për interesat personale dhe cilido në një garë të organizuar sipas statutit është i lutur të marrë pjesë por jo në një proces farsë”, tha Bardhi.

Bardhi tha gjithashtu se Sali Berishës i intereson që Lulzim Basha të kthehet aty ku ka qenë, si kryetar i PD, ndërsa shtoi se do të depozitojnë në Gjykatë listën e anëtarëve dhe vendimet e marra në mbledhjen e sotme.

“E gjitha lista e anëtareve dhe dokumentimi përkatës do depozitohet në gjykatën e Tiranës.

Sa i përket anëtarëve të Këshillit pjesëmarrës unë kam njoftuar mbledhjen e Këshillit të PD, përjashtuar anëtarët që me vendim janë përjashtuar.

Kam përshtypjen që Berisha do ishte i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”, tha Bardhi.