Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pasi Berisha e cilëson vazhdimisht si peng të kryeministrit Edi Rama.
Basha thotë se duhet votuar për vetting-un e politikanëve për të parë se kush ka lidhje me krimin, kush është i korruptuar e kush është peng.
“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shkruan Basha.
Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 28, 2023
Më herët Berisha tha se Rama e pret fletën e arrestit kur të dojë për Lulzim Bashën.