Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e PD-së.
Açka shkruan në “Facebook” se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu.
Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka.