Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat theksoi se ka pasur një fluks jo të vogël të pjesëmarrësve në votime. Ai gjithashtu shtoi se nuk është pranuar askush pa karta identiteti.

“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, kishte një fluks në rritje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.’, tha Gjana.

Më tej Gjana shtoi se rreth orës 21:00 pritet të ketë një rezultat rreth pjesëmarrjes në votime