Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e Ramës dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekiri i cili për 3 ditë kërkonte serum sa tek QSUT tek Trauma.

Bardhi thotë se këmbana e alarmit po bie çdo ditë pasi shëndetësia është dështim i rëndë i Ramës.

Ai shton se për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, familjet shqiptare po paguajnë shtrenjt.

Për më tepër Bardhi thotë se në shëndetësinë e Ramës ilaçet nuk janë të sigurta, sistemi i rrënuar, stafet mjekësore të keqpaguara si dhe shëndetësia falas nuk ekziston pasi qytetarët paguajnë tek privati.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI:

Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!
Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!
Denonco, shpërndaje këtë video.