Lulzim Basha ka bërë emërimin e parë në PD, pas riktihimit të tij si kryetar partie. Ai ka emëruar në rolin e zëdhënëses së PD, Mirela Karabinën, rol të cilin më parë e ka mbuluar deputetja Ina Zhupa.

Ky është vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e ka bërë të ditur vetë Karabina në një postim në “Facebook”, ku shpreh dhe falënderimin e saj.

Postimi:

Një falenderim pë Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, për Z. Enkelejd Alibeaj dhe’Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.

Në rrugëtimin tim profesional në fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision.

Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shërben interesave të qytetarëve, për një Shqipëri të mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinë.

Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundësi kthehet në realitet.