Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me lejen e ndërtimit që është dhënë për ndërtimin e një kulle 58-katëshe në zemër të Tiranës, mbrapa Operas.
Vasili shkruan se Tirana është kthyer në një vatër të helmuar betoni dhe se kryeqyeti përditë po jua shkurton jetën njerëzve.
Reagimi:
Kanibalet urbanë tjeter kafshim 58 katesh ne zemer te Tiranes!
Muaj me pare e kam denoncuar me shume force dhe dhimbje thiken tjeter 58 kateshe, qe po i fusin ne zemer Tiranes.
Nje kulle 58 kate betoni eshte thika me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes.
Mu ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter moster prej betoni.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë.
Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s’kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.
Presin qytetaret ndonje cm2 gjelberim dhe Veliaj ju jep vetem beton.
Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.
Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne.
Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.
Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.
Paturpesia s’ka kufi, gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate.
Kanibalet urbanë po shqyejne gjithshka.
Tirana nuk ekziston më.
Nje ferr betoni i ka zene vendin Tiranes!
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012, në pronësi të Ilir Shtufit do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.
“Nova Construction 2012” është përfituese e shumë tenderash nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompani të tjera. Ajo ka ndërtuar edhe godina të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower”, “Tirana Garden Building” dhe “Tirana Entry II”.