Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?

Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky mashtrim i Erion Veliajt ka së pari aspektin penal se është marrë, është paraqitur si vendim i Këshillit Bashkiak, në një kohë kur ky vendim nuk ka ekzistuar kurrë.
Së dyti, Erion Velia ka dërguar shkresë mikut të vet, Alqi Bllako me të cilën koordinonte. A e keni parë ju një video që qarkullon, ku Erioni dhe Alqi i thurin lavde vjedhjes së tyre njëri tjetrit në mënyrë të shpifur. Pra, Alqi Bllako ku i thotë se është marrë vendimi i Këshillit të Qarkut, në një kohë kur bashkitë e tjera nuk ishin pyetur asnjëherë.
Por, thellohet edhe më tej.
Ka një moment në Komisionin e Miratimit dhe dhe Shpalljes së Koncensionit. Në këtë komision kryetarja e saj Ballgjini, që duket duket se ishte një titullare në Ministrinë e Mjedisit kërkon që të mos miratohet koncensioni, meqënëse nuk ekziston vendimi i Këshillit Bashkiak, por vetëm firma e Erion Veliaj, e cila nuk përfaqësonte Këshillin Bashkiak për financimin.
Dy të deleguarit e Erion Veliajt nën diktatin e tij garantojnë komisionin se është tërësisht mendimi i këshillit, dhe firma e Veliajt është dhënë pasi është marrë vendimi i këshillit.
Pra, përveç kësaj, duke patur për ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve, madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.Pra, ky e tejkalon dhe Edi Ramën në veprime.
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit është mbledhur më 17 maj, në një kohë kur Erion Veliaj ka filluar punimet në djegësin e tij më datën 6 prill, dhe ka filluar njëkohësisht disbursimin e fondeve po në këtë periudhë.
E vërteta, se duhet të themi të vërtetën këtu, Këshilli i Rregullimit të Territorit, Këshilli Kombëtar, madje ka vendosur nja dy tri kushte këtu për fillimin e punimeve këtu, siç është rregulli, rregulli është strandart, ka vendosur kushte standarte. Anjëri nga kushtet nuk është përfillur, dhe punimet kishin filluar një muaj e gjysmë më parë nga Lal Djegësi në sipërmarrjen e tij. Të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Engjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës.
Pse unë përfshij këtu Agaçion dhe Metanin? Po, janë përgjegjës plotësisht, sepse ata kishin detyrë kushtetuese dhe ligjore të bllokonin këto procedura, të bllokonin dhënien e 8 pikëve kompanisë në letra Zoto-Mërtiri, në realitet Veliaj- Rama –Agaçi, sepse ajo kompani nuk ishte e regjistruar dhe nuk ekzistonte, sepse duhej të mbetej në sekret të plotë kompania e Veliajt dhe Ramës.

Theksoj edhe njëherë, koncensioni prej 128 milionë eurosh, pra koncensioni i madh nuk mund kurrë të mbyllej pa një shpallje sipas ligjit shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar në organet e mëdha botërore të mediave. Si rregull, Financial Times, portalin e Bankës Botërore dhe media të tjera. Kurse Erion Veliaj ka bërë çdo hap me falsitet vetëm e vetëm për të vrapuar drejt këtij krimi të shëmtuar. Unë në këtë rast do shtroj një pyetje: midis atij që vepron, midis atij që insiston dhe firmos në mënyrë të përsëritur dhe kriminale për këtë vepër, dhe atij që reziston, por në fund pas gjashtë përpjekjesh dorëzohet, cili është kryefajtori? Nuk e them këtë për të mbrojtur absolutisht Arben Ahmetajn, jo. E them këtë, se askush nuk mund ti hedhë hi syve kujt të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi gjashtë herë, dhe jo atë që insistoi gjashtë herë atë që mashtroi, firmosi në emër të Këshillit Bashkiak, dha garanci për 91 milionë euro pa patur asnjë tagër, përveç mashtrimit, firmosi në emër të bashkive të qarkut, pa u pyetur asnjëherë bashkitë e tjera.

Pra, çfarë po vlon këtu? Këtu po vlon një luftë brenda llojit, dhe kjo nuk mund të pranohet. PD i ka denoncuar të gjithë këta, këtu i kam prej vitesh. Prej një viti e gjysmë janë dërguar të gjithë në SPAK, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi e me rradhë me rradhë. Janë dërguar, janë paditur në SPAK. Po, po.
Por nuk mund të pranojmë që të lëshohen urdhërarreste për bashkëshorten dhe partneren e Arben Ahmetajt, në mënyrë që të katandiset kjo aferë në një aferë familajre të Arben Ahmetajt. Qëllimi i Erion Veliajt dhe i të tjerëve këtu. Jo vetëm i Erion Veliajt ç’është e vërteta, po e kam zbërthyer edhe herë tjetër këtë punë.
Nuk është aferë familjare, afera e djegësave, vjedhja e shekullit, secili ka përgjegjësinë e vet, dhe ata që thonë se ky po mbron këtë , nuk prombroj asnjëri. Që të gjithë janë dërguar nga PD pranë institucionit të akuzës, por ndërhyrjet në këtë institucion bëjnë pastaj që kjo aferë të përdoret për luftë klanesh brenda partisë. Këtë PD e ka denoncuar, do ta denoncojë, nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë.