MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit përmes një deklarate për media thotë se mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. “Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit”,- thuhet në deklaratën e MPJ-së së Izraelit.

DEKLARATA E PLOTË:

Ministri i Punëve të Jashtme mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit.

Ministri i Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi: “Unë mirëpres nismën për krijimin e një forumi kundër antisemitizmit në kryesinë e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi dhe bashkimi i duarve midis vendeve dhe kombeve është çelësi për të përballuar këtë fenomen të keq.