Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.

Trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 13:01, në një objekt të braktisur në rrugën “Mine Peza”.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është endacak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.