Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku 3 persona kanë ndërruar jetë pasi kanë ngrënë kërpudha helmuese.

Gjithçka ka ndodhur pasi Erin Patterson gatoi mish viçi me kërpudha dhe ia serviri vjehrrës, vjehrrit dhe motrës së vjehrrës për t’i ngrënë. Ata pësuan një reaksion të rëndë, që rezultoi dhe fatale.

Po ashtu, burri i kësaj të fundit është në një gjendje kritike.

Gruaja, tashmë e arrestuar me akuzën për vrasje, deklaroi se nuk e dinte se kërpudhat ishin helmuese.