Media shtetërore e Phenianit, KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer gjatë ditës së sotme disa letra, duke u zotuar të zhvillojnë lidhjet e tyre në atë që Kim e quajti një “marrëdhënie strategjike afatgjatë”.
Letrat shënojnë 78 vjetorin e çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial i Japonisë 1910-1945, i cili festohet gjithashtu si festë kombëtare në Korenë e Jugut.
Në letrën e tij drejtuar Putinit, Kim tha se miqësia e të dy vendeve u krijua në Luftën e Dytë Botërore me fitoren mbi Japoninë dhe tani po demonstron plotësisht pathyeshmërinë dhe fuqinë e tyre në luftën për të shkatërruar praktikat arbitrare dhe hegjemoninë e imperialistëve, shkruan Reuters.