Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar lidhur me video-skandalin ku u përfshi kryebashkiaku të Divjakës, Josif Gorrea, pasi i quajti banorët e fshatit Grabian k*rva.

Në një reagim në Facebook, Braçe thotë se çdo mbetje e çdo njësie në Divjakë është depozituar në impiantin e Fierit, ndërsa thekson se Gorrea ka vendosur të mbyllë vend-depozitimin e mbetjeve në Grabian, duke treguar se po punon.

REAGIMI:

PLEHRAT LE TE LEHIN,

KARVANI SHKON PERPARA!

PREJ DATES 4 GUSHT,

ZERO GRAME MBETJE-PLEHRA,

NE #GRABIAN;

CDO MBETJE-PLEHRA TE CDO NJESIE TE BASHKISE #DIVJAKE, ESHTE DEPOZITUAR NE IMPIANTIN E FIERIT!

Ky eshte FAKT qe askush nga “plehrat” NUK E THOTE!

KRYETARI I BASHKISE #DIVJAKE,

JOSIF GORREA, KA VENDOSUR TE MBYLLE VEND DEPOZITIMIN E MBETJEVE NE #GRABIAN;

Ai ka vendosur te beje KAPSULIMIN E PLOTE te vend depozitimit ne Grabian dhe vend depozitimit ne fshatin GUR!

Askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, NUK E MORI NJE VENDIM TE TILLE;

Perkundrazi, derdhi plehra ne to sa deshi!

Keto jane FAKTET E PUNES dhe keto ju duhen njerezve!

Tani, dy fjale per lehjet e plehrave dhe nje audiopergjim;

“AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur ne daten 4 gusht ne mengjes, pra as dje, as pardje, por ne daten 4 gusht;
Ka qene telefonata e trete ne 10 minuta nga roja i fushes se mbetjeve ne Grabian;

Teresisht i marre osh dhe nen ndikimin e nje PUNONJESI TE BASHKISE DIVJAKE, i cili prej ditesh refuzonte punen e tij dhe pengonte punen e kolegeve te tij;

Une kam qene ne anen tjeter te telefonit dhe kam kuptuar qe e gjitha ishte FTESE PER KONFLIKT FIZIK ne Grabian, i kerkuar me ngulm qe nje jave pas dites se zgjedhjeve, organizuar cdo dite nga ajo dite me ngulm te madh;

I kam kerkuar kryetarit te bashkise te nderprese komunikim me punonjesin dhe jam nisur per ne #GRABIAN; kam qene aty pas 20 minutash; kam gjetur perballe pese punonjes te bashkise Divjake dhe 32 qyetare te ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km me e afert;

Kam nisur te spjegoj hallin ne raport me impiantin e Fierit dhe menjehere kam kuptuar se sa i kishin genjyer njerezit;
(PO TE DEGJONI AUDIOPERGJIMIN, DALLONI ZERIN E HEROIT QE THOTE: THUJI QE PO SJELL MAKINA ME PLEHRA NGA FIERI).

Kam nisur te rrezoj GENJESHTRAT thene njerezve dhe aty ka nisur SKENARI I KONFLIKTIT FIZIK-HEROI, punonjes i bashkise Divjake, ka ardhur drejt meje per te goditur, u ndal para fytyres, u zbyth;

U binda qe kryetarin e bashkise e telefononin per ta sjelle ne Grabian ne konflikt fizik, sic organizatori qe rri ne Divjake kish planifikuar dhe kerkonte prej javesh.

Kam sqaruar njerezit deri ne fund, ata jane larguar nga rruga e vend depozitimit dhe, PREJ ATIJ MOMENTI ZERO MBETJE JANE DERDHUR NE GRABIAN!

Tani;

Shihni pak kush ka postuar e shperndare nje lajm te rreme mbi audiopergjimin-i kam renditur sipas kronologjise se postimeve qe i kam vezhguar ne kohe reale:

I pari dhe burimi-Saimir Korreshi, ish drejtor i KADASTRES SE LUSHNJES, pas tij BOLD NEWS, portali i “Skandalit te Rreme Babale”, kur u pa qe perseri nuk po perhapej, vijuan dy gazetat e aferta te nje udheheqesi socialist, i paduruar-nje zot e di se si e mbajten deri ne ate cast, SALI BERISHA, pastaj nje ish drejtues ne bashkine Divjake, Denis Kokoneshi, pastaj perseri ish drejtori i KADASTRES SE LUSHNJES;

Shikoni, une i njoh shume mire keta dhe e di fort mire se te djathte e te majte-me perjashtim te Sali Berishes, jane te lidhur me vec nje njeri.

Pse eshte i rreme lajmi:

E para, ne “protesten” e PESE punonjesve te bashkise dhe shokeve te tyre, nuk ka patur “KOMUNITET TE GRABIANIT”, kane qene thjesht keta;

E dyta, kryetari i bashkise nuk ka fyer KOMUNITETIN i cili as qe ishte ne nje ngjarje te stisur per ta ktheyer ne konflikt fizik me te;

Llafet e ish drejtorit te Kadastres se Lushnjes dhe Sali Berishes, portaleve te tyre, gazetave te atij, JANE TERESISHT TE RREME;

Kryetari i bashkise ka tejkaluar etiken ndaj nje njeriu te vetem, autor i gjithe stisjes se nje proteste te paqene, bllokimit te punes per kapsulimin e vend depozitimit te mbetjeve ne Grabian, tejkalim i pa justifikuar gjithesesi.

Pergjate muajve mars, prill, maj, qershor-kohe kur ne krye te bashkise ishin dy zyrtare te tjere, jane derdhur mbetje-plehra ne GRABIAN, por asnje nga keta PUNONJES TE BASHKISE, nuk nxori ndonje tingull nga goja dhe jo nga frika e vendit te punes, por nga BASHKEPUNIMI E MIREKUPTIMI MES TYRE per te derdhur plehrat ne Grabian.

E treta dhe me E RENDESIAHMJA, nga data 4 gusht e deri pardje-kur doli audiopergjimi, dje e sot, cdo dite ne vijim, ZERO MBETJE JANE DERDHUR NE GRABIAN.

BASHKIA DIVJAKE eshte ne MARREVESHJE kontraktuale me IMPIANTIN E FIERIT dhe cdo problem ne vijim-nese do kete, jane vetem te tij.

Atehere pse e gjitha kjo?

Sepse duhet goditur puna, duhet ndalur vendimmarrja qe po kthen ne ligjshmeri aktivitete jetike ne bashkine

Divjake, duhet ndalur vendimmarrja qe mireadministron burimet financiare, materiale e sherbimet ne Divjake, rikthen burimet njerezore ne pune e i jep fund nepotizmit skandaloz;

LITARI LENE JASHTE-si mburrje qe mban peng, natyrisht qe sdo kete efekt!

Kush e mendoi dhe vijon ta mendoje ME QEF bashkine Divjake si PRONE PRIVATE, do zgjohet nga kjo enderr cdo dite;

Kush eshte renduar nga nderprerja e pagesave pa pune, abuzimeve me detyren, privilegjeve te paligjshme, do lehtesohet cdo dite!