Besim Shabani, zv.drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore shkarkohet nga Vettingu.
Gjatë seancës së sotme dëgjimore, Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë.
Kanë qenë 20 mijë dollarë, shumë të cilën Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit i kërkoi një dokument Shabanit për t’i justifikuar. Ndërkohë që vetë Shabani është shprehur se ia ka sjellë vëllai i tij nga Amerika.
Po ashtu, KPK ka bërë me dije se zv. drejtori nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.
Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarëve, të cilat s’i ka treguar.





