Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe.

Aeroporti i Frankfurtit u bllokua për disa orë, për pasojë 70 fluturime u vonuan dhe disa të tjera u anuluan, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët.

Metereologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkrepëtima në një orë. Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera.

Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani–Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione. Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.