Zbardhet dëshmia e Dritan Goxhajt sot në Gjykatën e Apelit. Ish-anëtari i UÇK-së u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Gjykata e Apelit la në fuqi sot masën me “Arrest me burg”.
Përpara gjyqtarëve Goxhaj u shpreh:
“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”
Ndërkohë jashtë dyerve të Gjykatës së Apelit foli edhe avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla. Ky i fundit u shpreh se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat.