Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën një 30-vjeçari me iniciale A.B., gjatë orëve të vona të natës.
Sipas policisë, rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, në Spitallë, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf”, kur ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, duke ndërruar jetë.
Dëmtimet në mjet kanë qenë të forta, dhe nxjerrja e trupit të viktimës u bë e mundur në sajë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Durrësit. Shërbimet zjarrfikëse asistuan në vendngjarje, dhe me pajisjet e tyre bënë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen e trupit të të ndjerit.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





