Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është larguar mbrëmjen e djeshme nga vendi yne. Meloni ka lënë tokën shqiptare nga Porti i Vlorës. E shoqëruar nga familjarë dhe miq, Meloni ka hipur në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi për tu kthyer në Itali pas 4 ditësh qëndrim në Vlorë.

Rikujtojmë se ajo erdhi për një vizitë turistike në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, me këtë të fundit që e ka konsideruar si motrën e vogël të Shqipërisë.