Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë këtë të premte statistikat  e rrjetit “Eurocontrol” , të cilat e rendisin Shqipërinë në vend të parë me fluksin më të madh të vizitorëve në Europë nga data 9 deri më 15 Gusht e këtij viti.

Krahas të dhënave, Rama shkruan se  2023-i është një vit fantastik për turizmin dhe një kthesë e madhe për vendin.

Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

Kujtojmë se muaji Gusht ka nisur me një numër rekord të ardhjes së turistëve në vend, veçanërisht nga Italia.