Partia Socialiste ka njoftuar anëtarët e asamblesë për mbledhjen e ardhshme paralajmëruar disa ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.
Mësohet se të hënën më 4 shtator në orën 16:30 do të mblidhet kjo asamble.
Siç edhe kryeministri Rama paralajmëroi, nga kjo Asamble pritet të bëjë publike ndryshimet në qeveri.
Data 4 shtator do të jetë një ditë vendimtare se kush nga ministrat e kabinetit Rama 3 do të qëndrojë e kush ikën.