Kryeministri kosovar Albin Kurti, deklaroi se duhet një marrëveshje me Serbinë para pranverës, ose ndryshe para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Serbia dhe Kosova duhet të ndjekin një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet përpara se aleatët e tyre të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Evropian, u shpreh kryeministri Albin Kurti për gazetën amerikane ‘Bloomberg’.
“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, -tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë në Brdo të Sllovenisë.