Një mësues muzike ka vrarë të dashurën e tij franceze para se të vriste veten me një përplasje kokë më kokë në një autostradë në Spanjë.
Më herët muzikanti bipolar britanik kishte postuar shpesh për vështirësitë e jetës nën karantinën e koronavirusit.
Caspar Veres vdiq pasi drejtoi automjetin e tij për 3 km në drejtimin e gabuar në autostradë, duke u përplasur kokë më kokë me një kamion.
Pasi zjarrfikësit prenë mjetin për të nxjerrë trupin, ata gjetën edhe trupin e të dashurës së tij të vrarë, Delphine Cochet.
Autopsia zbuloi më vonë se 28-vjeçari Caspar vdiq në përplasjen e tmerrshme, ndërsa 41-vjeçarja franceze Delphine, kishte vdekur disa orë më herët nga një frakturë në kafkë.
Veres kishte filmuar më parë veten duke kënduar këngën spanjolle ‘Po nis të ndjehem i lig’ e cila është bërë e njohur për kohën e izolimit të pandemisë.
Mësuesi i muzikës ishte në pritje të një gjyqi për sulm fizik ndaj dy oficerëve të Guardia Civil në Spanjë, të cilët i kishte plagosur pas arrestimit në stacionin e policisë në Cadiz, më 6 gusht.
Delphine u tha asokohe policëve se Caspar nuk kishte marrë mjekimet e shëndetit mendor, për probleme si skizofrenia dhe çrregullim bopolar. Por megjithë rrezikun që ai përbënte, i dyshuari u lirua me kusht pas një paraqitjeje në gjyq.
Delphine bëhet tashmë personi i 36-të këtë vit që vritet nga dhuna shtëpiake në Spanjë.





