Ditën e sotme pritet të mbahet takimi përbashkues me deputetët e koalicionit opozitar të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjitha palëve. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe grupimi i udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha.
Vetë ky i fundit, një ditë më parë, deklaroi për gazetarët se ftesën e Bardhit e konsiderojnë një hap pozitiv drejt bashkimit të demokratëve.
Ndërsa Bardhi thotë se takimi është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentare dhe për të bërë bashkë të gjithë deputetët e opozitës.
Kurse Lulzim Basha nuk pritet që të marrë pjesë në këtë takim, pasi një ditë më parë ai ka pretenduar se është kryetar partie dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, por këtë të fundit do t’ia delegojë si funksion nënkryetarit të partisë.