Partia Demokratike e grupimit të Rithemelimit që ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit, nën kujdesin e ish-kryeministrit Sali Berisha publikon sot librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”.
Në njoftimin e saj, selia blu bën me dije se “pas një pune intensive të një grupi ekspertësh të zgjedhjeve, ligjit dhe medias ka finalizuar databazën e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit 2023”, të cilën e ka përmbledhur në një libër anglisht.
“Promovimi: E mërkurë, 6 shtator 2023, ora 11:00 në ambientet e Hotel “Rogner” në Tiranë”, njofton selia blu.