Grupi mercenar rus Wagner do të shpallet organizatë terroriste, ka thënë organizata Home Office.
Një draft urdhër ndalimi do të paraqitet në parlament të mërkurën, i cili do ta bëjë të paligjshëm anëtarësimin ose mbështetjen e grupit rus në MB.
Disa vepra të ndalimit kundrejt këtij grupimi mund të dënohen deri në 14 vjet burg.
Si pjesë e urdhrit, pasuritë e Wagner mund të kategorizohen si pasuri terroriste dhe duhet të sekuestrohen.
Wanger përveç se në Rusi dhe Evropë. ka qenë gjithashtu aktiv në konfliktet në Siri, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe Libi.
Zyra e Brendshme tha se mori parasysh natyrën dhe shkallën e aktiviteteve të organizatës, si dhe kërcënimin që ato paraqesin për shtetasit britanikë jashtë vendit në vendosjen e urdhrit të ndalimit.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha: “Wagner është një organizatë e dhunshme dhe shkatërruese e cila ka vepruar si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putin jashtë shtetit.