Karabinieria italiane ka kryer një mega-operacion kundër mafias Ndragheta të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia në Katanzaro.
Mbi 600 forca policore morën pjesë në këtë aksion të madh, ku u kapën 84 persona. Midis tyre kishte njerëz profesionistë, politikanë dhe sipërmarrës.
Ndaj tyre u dhanë edhe masat e sigurisë (29 persona në burg, 52 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje). Operacioni antimafia u krye mes Romës dhe Napolit.
Mes të arrestuarve ishte edhe një person ndaj të cilit rëndon akuza për vrasjen e një sipërmarrëseje në vitin 2016. 57-vjeçari Salvatore Ascone me disa bashkëpunëtorë të tjerë vrau Maria Chindamo 42 vjeç.
Që nga 6 maji 2016 ajo rezultonte e zhdukur në zonën e Viboneses.
Sipas hetimit Ascone e vrau 42-vjeçaren dhe më pas mishin e saj ia dha për ushqim derrave.
Kjo vrasje makabër erdhi si pasojë e kërkesës nga disa banda të “Ndranghetas” në zonën Vibonese. Chindamo ishte e martuar me Vincenzo Puntoriero, i cili u vetëvra në vitin 2015.
Pas kësaj ajo fitoi të drejtën e pronësisë të disa tokave në zonën e Vibonese. “Ndrangheta” duke eliminuar Chindamon mori tokat në pronësi të saj.
E veja kishte menduar pas vdekjes së burrit të saj që të rindërtonte jetën nga e para duke investuar në tokat e tij.
Por vrasja makabër ia preu jetën dhe asaj dha mundësia të gëzonte pasurinë dhe të kujdesej për vajzën e saj që do të regjistrohej në universitet.
Në hetimin për këtë ngjarje ndihmuan 18 bashkëpunëtorë të drejtësisë, përveç përgjimeve telefonike, elektronike dhe mjedisore.