Një sasi prej 10 kilogramësh kokainë e heroinë është sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Padova.
Tetë persona kanë rënë në prangat e autoriteteve, mes të cilëve italianë, shqiptarë dhe tunizianë.
Sipas mediave italiane, hetimi nisi duke gjurmuar shpërndarësit e drogës në rrugë, për të shkuar më pas tek furnizuesit kryesorë, që vepronin midis Milanos, Padovës, Vicenza dhe Selvazzano Dentro.
Nga hetimet e policisë italiane ka rezultuar se trafikantët ishin ndarë në dy grupe, një shqiptar dhe një italian.
Këto dy grupe ishin në kontakt me një bandë kriminale shqiptare që vepronte në Lombardi dhe që trafikonte sasi droge nga Shqipëria drejt Italisë. Të identifikuar në këtë rrjet janë në total 30 persona.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 30 mijë Euro cash të përfituara nga veprimtaria kriminale. Po kështu u sekuestruan automjete të modifikuara me vende të caktuara për të fshehur drogën, si dhe telefona të koduar.





