CEO i Crypto Exchange Thodex është dënuar me 11 vjet dhe 196 ditë burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.
Thodex ishte shkëmbimi më i madh i kriptove në Turqi, por u akuzua në prill 2021 për mashtrimin të mijëra investitorëve të kriptove në afro 13 milionë dollarë sipas aktakuzës së prokurorisë. Pas këtyre akuzave ai u arratis në Shqipëri. Dy vëllezërit dhe motra e tij të përfshirë në mashtrim morën gjithashtu dënime me burg.
“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.
Faruk Fatih Ozer themeloi Thodex në 2017-n dhe iku në Shqipëri pasi Thodex u akuzua për mashtrim në prill 2021. Ministria e Brendshme Turke tha se Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht 2022 dhe u ekstradua në Turqi në prill të këtij viti pas një procesi të gjatë ligjor.
Ndërsa shuma totale e humbjeve për investitorët e kriptove mbetet e panjohur, aktakuza e prokurorit vlerësoi 13 milionë dollarë. Megjithatë, mediat turke raportojnë 2 miliardë dollarë humbje për përdoruesit e saj.
Një studim Chainalysis tregoi se vlera e kriptomonedhës së humbur në Thodex shkoi në 2.6 miliardë dollarë.
Rezultati i Thodex-it ndikoi rëndë komunitetin e kriptove në Turqi duke rritur kontrollin mbi firmat dhe shkëmbimet e kriptove. Turqia përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të lirës turke, por kripto-ja nuk arriti t’i japë lehtësi komunitetit për shkak të kolapsit të Thodex.





